Telegrafi

Elefanti i uritur ndaloi kamionin që transportonte patate (Video)

Kamioni që po udhëtonte në Garhbeta të Indisë, është ndaluar nga një elefant që duket se ishte shumë i uritur.

Megjithëse i hodhën plumba zhurmues, kafsha largoi mbulesën dhe zbrazi disa patate për t’i ngrënë, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë shikuar të mahnitur, derisa elefanti u kthye sërish në pjesën malore.

“Doli për drekë në asfalt dhe u kthye prapa pa paguar asgjë”, është një nga komentet që e shoqëron rastin. /Telegrafi/