Kamioni që po udhëtonte në Garhbeta të Indisë, është ndaluar nga një elefant që duket se ishte shumë i uritur.
Megjithëse i hodhën plumba zhurmues, kafsha largoi mbulesën dhe zbrazi disa patate për t’i ngrënë, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë shikuar të mahnitur, derisa elefanti u kthye sërish në pjesën malore.
“Doli për drekë në asfalt dhe u kthye prapa pa paguar asgjë”, është një nga komentet që e shoqëron rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/vwIyYZZNRNg