Telegrafi

Elefanti shfrytëzonte qetësinë e natës, merrte ushqimet nga ballkoni i një shtëpie (Video)

Pronari i një shtëpie në Coimbatore të Indisë, u befasua kur kuptoi se ushqimet nga ballkoni po ia merr një elefant.

Duke parë çdo mëngjes pemët dhe perimet e shpërndara, ai vendosi të bëjë roje për të kuptuar se kush është hajni, transmeton Telegrafi.

Pasi kishte shpërndarë një sasi orizi, bashkë më familjarë mbeti i hutuar, kur e pa këtë kafshë që shfrytëzonte qetësinë e natës, që të merrte ushqimet.

Mësohet se ky elefant, që shihen shpesh në atë fshat, është shumë i ndrojtur dhe largohet prej njerëzve, teksa ky është i vetmi rast kur është parë në ndonjë pronë private. /Telegrafi/