Telegrafi

Elefantët rrihen brutalisht, si pjesë e stërvitjes për një aktivitet sportiv (Foto)

Credit: PETA

Turneu i polos mbi elefantë që do të zhvillohet në Tajlandë, është kërkuar të ndalohet, për shkak se u zbuluan pamjen, ku stërvitësit shihen duke i goditur kafshët me shufra hekuri.

Brendeve të njohura si Johnnie Walker, Peroni dhe Ferrari, si dhe të gjithë pjesëmarrësve, po iu kërkohet të distancohen nga King’s Cup Elephant Polo Tournament, që nisë së shpejti në Bangkok, transmeton Telegrafi.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve PETA, ka shpërndarë pamjet ku elefantët rrihen me shufra dhe iu kapen veshët me kapëse metali, si pjesë e stërvitjes së dhunshme.

“Elefantët mbahen në këto rezervate, kinse për t’i mbrojtur, por në fakt, janë vetëm për t’i shfrytëzuar në këto aktivitete” thuhet në raportin e PETA-s.

Madje, kërkohet nga sponsorët, lojtarët dhe personalitet e njohura që do shkojnë të përcjellin garat, të mos marrin pjesë.

Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se mund të ketë ndonjë aksion si shenj proteste, por nuk janë bërë të ditura detajet. /Telegrafi/