Telegrafi

“Electricity” nga Dua që në ditët e para premton të shndërrohet në hit

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Dua Lipa është duke i shijuar sukseset e para nga publikimi i këngës së re me titull “Electricity”, të cilën e shoqëroi me videoklip.

Bashkëpunimi i saj me “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo, premton të shndërrohet në një tjetër hit të madh botëror.

Kjo për faktin se që në ditën e parë të lansimit, videoja muzikore e kësaj kënge ishte e para në ‘Trending’ në YouTube.

Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Njëherësh, pa kaluar 24 orë, videoklipi kaloi shifrën prej një milionë shikimesh në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Ndërsa akoma pa kaluar 48 orë nga lansimi, klipi pritet të kalojë tre milionë shikime në YouTube dhe aktualisht është në vend të pestë në ‘Trending’.

“Electricity” që është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, është një rikthim në stilin e muzikës së viteve të nëntëdhjeta, ndërsa Dua e kompleton me një vokal të stilit ‘house’ të asaj kohe.

Në ndërkohë, 23-vjeçarja ishte ndër personazhet kryesore të ceremonisë së 21-të të ndarjes së çmimeve, “GQ Men of the Year Awards”, ku e fitoi çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit. /Telegrafi/