Elbasan Rashani ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Odd në përballje me kampionin në fuqi Rosenborg.
Rashani ka bërë një paraqitje jashtëzakonisht të madhe ndaj ish-skuadrës së tij, në fitoren e Odd-it me rezultat 2-1.
Reprezentuesi kosovar përpos lojës së mirë ka shënuar edhe golin vendimtar për vendasit, ku në minutën e 55-të shënoi.
Vushtrriasi pranoi një top të mirë në zonë nga Kaasa dhe me një goditje të fortë mposhti portierin mysafir Faye Lund.
Për Rashanin ky ishte goli i parë në kampionat në shtatë takime, pasi ai e kishte humbur fillimin e Eliteserien për shkak të një lëndimi.
Me këtë fitore Odd ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, teksa ndeshjen e radhës e zhvillojnë në udhëtim te Stabaek. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tN9sB61YKt8