Telegrafi

Elbasan, plagoset më armë zjarri një person

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë teatrit “Skampa”.

Nga të dhënat e para raportohet për një person të plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore, ndërkohë që autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në një pikë bastesh, pas një konflikti të ndodhur mes dy personave.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Identiteti i personit të plagosur ende nuk është bërë i ditur.