Telegrafi

Elanga po i bashkohet rivalit të Man United

Sipas Fabrizio Romanos, Anthony Elanga do t’i kryejë testet mjekësore me Nottingham Forest këtë fundjavë pasi klubi i Midlands ra dakord për të paguar tarifën për të.

Marrëveshja do të jetë e përhershme dhe me vlerë rreth 20 milionë euro.

Elanga ishte pjesë e Manchester United sezonin e kaluar, ndërsa udhëtoi me skuadrën për turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu Erik ten Hag i dërgon paralajmërim Maguires për të ardhmen te Man United

Ai pritej të largohej nga Old Trafford këtë verë, por së fundmi refuzoi një lëvizje te Everton, i cili paraqiti një ofertë për të.

Si një i dalë nga akademia e United, ai shënoi katër herë në 55 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

Erik ten Hag nuk beson në cilësitë e tij dhe i bëri të ditur se ai është i lirë të largohet. /Telegrafi/