Rap-artisti shqiptar, Elai, ka prezantuar së fundmi këngën e re.
“Joti” titullohet projekti i tij i radhës, të cilin e ka kompletuar edhe me videoklip.
‘Beat’-i, miksimi, masterizimi, producimi, teksti dhe videoja është realizuar tërësisht nga vet këngëtari.
Ai që nga fillimi i karrierës ka realizuar të gjitha këngët vetë dhe për këtë pëlqehet tejet shumë nga fansat.
Reagimet e fansave qenë të menjëhershme, të cilët e kanë mirëpritur edhe këtë projekt të anëtarit të grupit “OTR”.
Ndonëse kanë kaluar pak orë që nga lansimi, ky projekt ka mbledhur mbi 200 mijë shikime.
Elai ka pak vite që i është bashkuar skenës muzikore shqiptare, por që është shumë i pëlqyer. /Telegrafi/