Site icon Telegrafi

El Shaarawy vendos largimin nga Roma, e ardhmja mes Serie A dhe kampionatit kinez

Tani pjesë e Romës

Roma pritet të mbetet pa sulmuesin e saj Stephan El Shaarawy.

Pas dy viteve të kaluara në kryeqytetin italian, El Shaarawy ka vendosur të largohet nga Roma.

25-vjeçari nuk ka qenë një titullar fiks te Roma dhe kjo po e pengon atë të tregojë më të mirën.

El Shaarawy ka zhvilluar 44 ndeshje në të gjitha garat ku shumicën nga to i ka filluar nga banka rezervë.

Në 44 ndeshjet e zhvilluara, El Shaarawy ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime.

Fiorentina mbetet skuadra më e interesuar për reprezentuesin italian dhe është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro.

Por së fundmi në garë janë futur edhe dy skuadrat kineze Guangzhou Evergrande dhe Hebei Fortune që i ofrojnë pagë më të madhe se klubi vjollcë.

Mbetet të shihet nëse El Shaarawy do të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit italian apo do ta ndjekë paranë në Azi. /Telegrafi/

Exit mobile version