Stephan El Shaarawy ditë më parë ka kompletuar transferimin në futbollin kinez.
Sulmuesi italian u largua nga Roma për tu bashkuar me skuadrën kineze Shanghai Shenhua për një kontratë tri vjeçare.
Reprezentuesi italian do të fitojë një pagë vjetore prej 15 milionë eurove në vit, që është shumë herë më e madhe se sa fitonte te Roma, 2,5 në vit.
Ish-anëtari i Milanit dhe Monacos ka thënë se shpreson ta gjejë lumturinë në Kinë.
“Unë shpresoj të gjejë lumturinë këtu. Kam biseduar me disa lojtarë që kanë ardhur më herët në Kinë dhe ndiheshin mirë”, tha El Shaarawy për Gazetta dello Sport.
26-vjeçari ka thënë se arsyeja që ka zgjedhur transferimin te Shanghai, është se klubi e donte atë.
“Arseyja që kam zgjedhur Shanghain është se klubi më donte shumë mua. Kjo zgjedhje ka bërë që unë të ndryshoj shumë jetën time”, ka deklaruar italiani.
Nga transferimi i sulmuesit italian në Shanghai, Roma ka fituar 16 milionë euro si dhe dy të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/