Telegrafi

El Shaarawy kërkohet nga Torino

Tani pjesë e Romës

Torino janë duke marrë parasysh një ofertë për anësorin e sulmit të Romës dhe Italisë, Stephan El Shaarawy.

Egjiptiani me nënshtetësi italiane ka vuajtur nga minutazhi i pakët i lojës nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, pasi ka bërë vetëm 13 paraqitje si titullar në këtë sezon në Serie A.

Të dy skuadrat gëzojnë një marrëdhënie të mirë, me Iago Falquen dhe Adem Ljajiçin që tashmë kanë bërë lëvizje nga Roma në Torino.

Me raportet e medieve italiane që tashmë sugjerojnë se Ljajiç do të shiten nga Torino këtë verë, shifra e sugjeruar prej rreth 10-12 milionë eurove për El Shaarawy nuk do të ishte pengesë për transferim, raporton calciomercato.com.

Kjo mund të hapë rrugën për ish-sulmuesin e Milanit dhe Monacos për të bërë lëvizje për t’u bashkuar me skuadrën e Sinisa Mihajlovic këtë verë.

Ndryshe, El Shaarawy me Torinon do të rriste mundësinë e kthimit të tij në kombëtaren azzurre. /Telegrafi/