El Salvador është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar Bitcoinin si mjet ligjor për pagesa.
Një shumicë prej 62 nga 84 ligjvënës kanë miratuar Projektligjin, cili ishte propozuar javën e kaluar, përcjell Telegrafi.
“Ligji i Bitcoinit sapo është miratuar nga një shumicë e kualifikuar në Asamblenë e Salvadorit”, njoftoi të mërkurën presidenti i vendit Nayib Bukele.
The #BitcoinLaw has been approved by a supermajority in the Salvadoran Congress.
62 out of 84 votes!
History! #Btc🇸🇻
— Nayib Bukele (@nayibbukele) June 9, 2021
Ligji kaloi me mbështetjen e aleatëve të Bukele pavarësisht partive të pakicës së opozitës – të cilët kishin kritikuar shpejtësinë e votimit – duke refuzuar ta mbështesin atë.
Para votimit, Bukele tha se miratimi i kriptovalutës si mjet pagese do të sillte “mbështetje financiare, investime, turizëm, inovacion dhe zhvillim ekonomik” në vend. /Telegrafi/