Futbollisti i Barcelonës, Munir El Haddadi ka shpresë të luaj si titullar në sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm të bashkohet me klubin italian, Roma.
Ditëve të fundit është folur për një interesim të Romës për El Haddadin, dhe tani është vet agjenti i futbollistit që ka konfirmuar diçka të tillë.
Sipas Romanews, agjenti i sulmuesit, Francesc Valdivieso, thotë se 21-vjeçari spanjoll do të ‘mirëpriste’ kalimin në kryeqytetin italian këtë verë.
“Roma do të ishte një destinacion i mirëpritur, ata janë një klub i madh, por unë nuk mund të them asgjë tjetër, sepse marrëveshja duhet diskutuar nga dy klubet”, shpjegoi Valdivieso.
Munir kaloi sezonin e kaluar në huazim te Valencia, duke luajtur shtatë herë si titullar në 35 paraqitje, ndërsa tre vjet më parë doli në ekipin e parë të Blaugranëve. /Telegrafi/