Munir El Haddadi duket se nuk do të qëndrojë tek Barcelona.
Sulmuesi i talentuar spanjoll është duke kërkuar një skuadër të re pasi hapësirat në klubin katalunas janë tejet të vogla.
21-vjeçari ka kërkuar nga klubi të largohet për të gjetur një skuadër ku mund të luaj rregullisht.
Së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti gjerman, Bayer Leverkusen që e sheh si zëvendësues të të larguarit Javier Hernandez Chicharito.
Leverkusen ka kërkuar nga Barcelona huazimin e lojtarit me të drejtë blerje.
Katalunasit ende nuk kanë vendosur nëse do ta lënë të lirë ose jo atë.
Në garë për El Haddadin mbeten edhe Schalke 04 dhe Roma. /Telegrafi/