Telegrafi

‘El Clasico’ vjen me këto mungesa të mëdha

Barcelona dhe Real Madridi takohen të shtunën në ‘Camp Nou’ për të zhvilluar derbin më të madh të futbollit në botë, ‘El Clasico’.

Të dy skuadrat përballen me mungesa të mëdha të lojtarëve.

‘MundoDeportivo’ sjellë emrat e lojtarëve që mungojnë në këtë derbi.

Jeremy Mathieu, Jordi Alba, Samuel Umtiti e Andres Iniesta janë mungesat e Barcelonës për këtë ndeshje.

Në anën tjetër Real Madridit duhet të bëjë pa Raphael Varane, Alvaro Morata, Toni Kroos e Gareth Bale. /Telegrafi/