Site icon Telegrafi

El Clasico shkoi mirë në stadium, gjendje lufte jashtë mes katalunasve dhe policisë ku nuk munguan as arrestimet

El Clasico është zhvilluar në mbrëmjen e sotme mes Barcelonës dhe Real Madridit, e mbyllur në rezultatin 0-0.

Me shumë tension pritej ky takim, pasi situata politike që po kalon Spanja nuk është edhe aq mirë.

Pikërisht për këtë arsye pati edhe shtyrje të ndeshjes nga data fillestare.

Policia i kishte marrë të gjitha masat dhe u mobilizua në maksimum që gjithçka të shkonte sipas rregullit në stadium.

Gjithçka shkoi mirë në stadium, përveç rastit kur disa topa u hodhën në fushë dhe ndeshja u ndërpre shkurt.

Ndërkohë që jashtë stadiumit ishte pothuajse një gjendje lufte.

Katalanasit u përplasën me policinë dhe shumë prej tyre janë arrestuar, ndërsa deri tani raportohen për 12 të plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version