Site icon Telegrafi

“El Clasico” i parë për këtë edicion ka tashmë të caktuar datën dhe orën

Tashmë zyrtarisht është vendosur data dhe ora se kur do të luhet “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, me sfidën që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Të gjithë tifozët do të mbërthehen para televizorëve por dhe të pranishëm në stadium më 16 tetor në orën 16:15 për të shijuar një nga ndeshjet ku emocionet dhe spektakli janë të garantuar, me dy skuadrat më të mira që vihen përballë njëra-tjetrës për fitoren që vlen më shumë se 3 pikë.

Por, përpara se dy skuadrat do të përballen mes tyre, ata duhet të luajnë ndeshjet që i kanë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Superforma e Real Madridit daton 600 ditë më parë: Mbretërit janë të frikshëm nga kjo periudhë, pothuajse ndaj çdo kundërshtari

Barça do të sfidojë Interin në “Camp Nou” më 12 tetor, ndërsa Los Blancos do të udhëtojnë në Poloni, ku do të takohen me Shakhtar Donetsk më 11 tetor.

Natyrisht se nga ky orar përfiton Real Madridi që do të ketë një ditë më shumë pushim dhe do të mund të përgatisë ndeshjen më mirë.

Madrilenët janë aktualisht lider në ligë me 18 pikë, ndërsa katalunasit kanë dy më pak se ta dhe pozicionohen në vendin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version