Telegrafi

El Clasico në numra – statistikat, golat, fitoret

Nëse ka ndonjë ndeshje që mund të gjenerojë shumë statistika kurioze dhe analiza, atëherë është El Clasico dhe takimi i së mërkurës mes dy gjigantëve botëror.

Anija e Zinedine Zidane ka lundruar nëpër ujëra të stuhishme, por tani Los Blancos janë në një pozicion qetësie dhe mirë në renditje.

Eden Hazard kishte filluar të gjejë formë përpara dëmtimit të tij, dhe klubi po merrte rezultate të mira në kampionat për të mbajtur ritmin me Barcelonën.

10 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, por në ndeshjen e fundit u desh të pritet minuta së 96-të, që Karim Benzema të shënojë në Estadio Mestalla për të marr një barazim.

Në anën tjetër gjigantët katalanas janë më produktiv me gola, duke shënuar dhjetë herë më shumë se rivalët e tyre.

Real Madridi është shumë i varur nga Benzema, por edhe Barcelona është në Messin, dhe të dy lojtarët kanë nga 12 gola.

Por argjentinasit, ka në krahë Luis Suarezin dhe Antoine Griezmannin me nëntë dhe gjashtë gola respektivisht.

Për Los Blancos, Sergio Ramos është golashënuesi i dytë më i mirë me tre gola, pasi paraqitjet e Gareth Bale, Luka Jovic dhe Vinicius Jr nuk ishin ashtu siç pritej.

Statistikat e sulmit (Foto: Marca)

Në mes të fushës, Barcelona është shumë e fortë me Frenkie de Jong, megjithatë edhe Real Madrid e ka mbyllur hendekun në këtë pozitë me paraqitjet e Fede Valverdes.

Në total, Barcelona ka bërë 10.484 pasime, ndërsa Real Madridi 8.923, por të dy ekipet regjistrojnë të njëjtën përqindje të saktësisë 87 për qind.

Real Madrid humbet pak më pak topa se Barcelona me 1,973, dhe e rikuperon topin më rregullisht, me 963 raste.

Statistikat në mesfushë (Foto: Marca)

Në terma më të gjerë, në 89 ndeshjet El Clasico të luajtura në Camp Nou, Barcelona ka fituar 50 prej tyre ndërsa Real Madrid ka fituar vetëm 20.

Në Kataloni ka pasur 19 barazime me 178 gola në favor të skuadrës vendase, ndërsa vizitorët vijnë me 105 gola.

Statistikat e ndeshjeve në Cam Nou (Foto: Marca)

Në 10 ndeshjet e fundit në Camp Nou, Real Madrid ka fituar dy ndeshje, Blaugrana pesë dhe tre janë mbyllur në barazim. /Telegrafi/