Site icon Telegrafi

El Clasico: Momentet kontestuese të pjesës së parë, por gjyqtari nuk dha asnjë penalti (Foto/Video)

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit ka përfunduar me rezultat 0-0.

Në pjesën e parë nuk pat ndonjë rast konkret nga asnjëra skuadër, por shumë raste për t’u komentuar.

Në minutat e para të ndeshjes Lucas Vazquez u rrëzua në zonë nga Javier Mascherano, mysafirët protestuan për penallti, por gjyqtari nuk mendoi kështu.

Përballja mes Mascheranos dhe Lucas Vázquez

Pas pak minutash vendasit kërkuan penallti pasi mendonin se Sergio Ramos kishte prekur topin me dorë në zonë, gjithsesi gjyqtari nuk vendosi për njëmbëdhjetë metësh.

Sa ishte apo jo dora e Ramos e ngjitur për trupi, vlerësojeni vetë.

Por, nuk mbaroi me kaq, rreth minutës së 40-të pas një gjuajte të Jordi Albas, sipas vendasve topi u prek me dorë në zonë nga Dani Carvajal, por gjyqtari edhe një herë nuk vendosi për penallti. /Telegrafi/

Prekja me dorë nga Carvajal

Vlerësojeni vet…

Videot e rasteve të lartpërmendura:

https://www.youtube.com/watch?v=X9mEdJZl6-Q

https://twitter.com/BarcelonaHND/status/805080371138351104

Exit mobile version