Barcelona triumfoi mbrëmë 2-1 ndaj Real Madridit në El Clasicon që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Derisa u shpërndanë shtatë kartonë të verdhë në këtë duel, pas vërshëllimës së fundit u panë skena të shëmtuara.
Kamerat kanë kapur përleshjen e ashpër mes portierit të Barcelonës, Arnau Tenas dhe Dani Carvajalit.
Dyshja mezi u ndanë nga lojtarët e të dyja kampeve, aq sa Ronald Araujo u rrëzua në përpjekjet e tij për ta largua Tenas nga aty.
Për dy lojtarët mund të ketë ndëshkime të rënda për sjelljet e tyre, derisa Barcelona shkoi 12 pikë diferencë nga Real Madridi në renditje. /Telegrafi/
Barcelona reserve goalkeeper Arnau Tenas did not like whatever Dani Carvajal said to him after the final whistle in #ElClasico. He even floored Ronald Araujo trying to get to him.pic.twitter.com/umUQmuk5Mv
— Football España (@footballespana_) March 20, 2023