Derbi i fundjavës në Superligën e basketbollit, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, nuk do të luhet në Therandë, ashtu siç u tha ditëve të fundit.
Takimi në fjalë do të zhvillohet në Palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj, për shkak të rinovimit të parketit në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan gazetaolle.
Lajmin e ka dhënë tifozët e Prishtinës, Plisat, duke bërë thirrje që skuadra të përkrahet masivisht.
Ndeshja zhvillohet të premten.