Trepça ka triumfuar në derbin e rivalëve të vjetër, duke mundur Sigal Prishtinën në udhëtim me rezultat 66:76 (13:22, 14:15, 19:19, 20:20).
Sfida ishte e vlefshme për javën e nëntë të Prince Caffe Superligës.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi të dyfishtë 5:10 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 13:22. Bardhekaltrit u rikthyen shpejt për të ngushtuar epërsinë në 22:24, por më pas mysafirët hyn në një seri të suksesshme, duke u shkëputur në 22:35, derisa pjesa e parë përfundoi 27:37.
Në periodën e tretë, prishtinasit sërish u afruan në 42:43, megjithatë, ‘Xehetarët’ u shkëputën sërish, ku shifrat pas 30 minutash ishin 46:56. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit tentuan rikthimin, por Trepça menaxhoi epërsinë dhe triumfoi 66:76.
Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Ëilson me 17 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 19 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 15 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime dhe Erjon Kastrati me 14 pikë.
Prishtinasit tani kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit tetë fitore e dy humbje./Telegrafi/