Reperët e njohur, Getinjo dhe Mozzik, janë bërë ndër më të komentuarit kohëve të fundit.
Kjo vjen pasi lansuan “El Chapo/Mushnu Men”, projekt ky që përmban dy këngë të dyshes së famshme.
E publikuar në platformën digjitale YouTube, prodhimtaria e artistëve ka arritur të grumbullojë një milionë klikime brenda 24 orëve.
Lansimi i këngës erdhi më parë se që ishte menduar, pasi para datës adekuate filloi të qarkullonte në rrjet.
Vlen të përmendet se ata i kanë kushtuar shumë rëndësi edhe klipit, ndërsa shihen me vetura luksoze dhe nën shoqërinë e miqve.
Sikur edhe herëve të tjera, producenti Rrzon u përkujdes edhe për instrumentalin e këtyre dy këngëve. /Telegrafi/