Talenti i Ajaxit, Brian Brobbey ka bërë njërën nga humbjet më të këqija të penalltive të të gjitha kohërave mbrëmjen e kaluar kur goditja e tij përfundoi jashtë stadiumit.
19-vjeçari po luante për Jong Ajax, ekipi i dytë i ekipit të Amsterdamit në ndeshjen në udhëtim ndaj Almeres e cila përfundoi me fitoren e vendasve 1-0 në divizionin e dytë holandez.
Megjithatë, kjo ndeshja ishte e pafat për talentin Brobbey, i cili humbi një penallti në minutën e 39-të ndeshjes.
🙈 Brian Brobbey schiet bij zijn penalty de bal het stadion uit!
"Op een amateurveld zou je nu roepen: Zelf halen!"
#️⃣ #almjaj pic.twitter.com/n2X2s3yTNa
— ESPN NL (@ESPNnl) April 30, 2021
Sulmuesi fantazoi shanset e tij nga 11-metërshi kur ekipit të tij iu dha një penallti në favor.
Brobbey me plot vetëbesim u nis drejt ekzekutimit, por goditja e tij la shumë për të dëshiruar pasi përfundoi mbi stadium apo jashtë stadiumit ‘Yanmar Stadion’.
https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1388204041579139076
#BrianBrobbey schiet een pingel het stadion uit #ALMJAJX #ALMJAJA pic.twitter.com/xIoCcqkgE7
— Frank Conjaerts (@FrankConjaerts) April 30, 2021
Ne kemi parë penallti të ndryshe të cilat shkojnë mbi traversë në shumë raste, por huqja e Brobbey po cilësohet si më e keqja ndonjëherë.
Në të vërtetë, ne po përpiqemi të mendojmë për një penallti më të keqe në historinë e futbollit. Për më tepër, ne gjithashtu jemi të etur të dimë saktësisht se ku përfundoi topi – dhe nëse ajo goditi makinën e dikujt në parking.
Huqjet mënjanë, Brobbey ka bërë treguar vlerat me Ajaxit këtë sezon – duke bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve dhe duke shënuar gjashtë gola në 16 ndeshje për ekipin e parë në të gjitha garat.
Kontrata e tij me Ajaxin skadon në verë dhe ai tashmë ka rënë dakord të bashkohet me ekipin e Bundesligës, RB Leipzig, nga 1 korriku. /Telegrafi/