Telegrafi

Ekzaminimi psikiatrik: Dardan Krivaqa s’kishte çrregullim apo sëmundje mendore

Në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës konstatohet se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit nuk është konstatuar ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore e karakterit psikotik.

Në dokumentin e raportit konstatues të Institutit të Forenzikës të siguruar nga RTV Dukagjini, thuhet se Dardan Krivaqa, i cili dyshohet që në mënyrë çnjerëzore ia ka marrë jetën Marigona Osmanit, nuk ka pasur probleme apo çrregullime mendore.