Përpjekjet e guximshme, por të kota të rojeve të armatosura për të qëlluar një varkë-dron të ngarkuar me eksploziv, të pilotuar nga forcat rebele Houthi të Jemenit, përpara se të përplasej në anën e një cisterne nafte, janë filmuar në një video amatore.
Një varkë që kontrollohej nga distanca dhe ishte i mbushur me eksploziv – i ka hapur një vrimë të madhe anije Cordelia Moon me flamur të Panamasë derisa po lundronte në Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për tankerin e naftës që më parë ishte në pronësi të një kompanie britanike, e cila u përfshi nga zjarri i madh.
Sulmi i tmerrshëm është kryer nga Houthi që mbështeten nga Irani – dhe që e kryen këtë sulm rreth 110 kilometra nga porti i Jemenit, Hodeidah, që së fundmi ishte objektiv i një serie të sulmeve ajrore izraelite.
Ekuipazhi i armatosur shihen me çdo kusht duke tentuar ta qëllojnë varkën që lëvizte në drejtim të tankerit. Tre roje të armatosur dhe me jelek antiplumb shtinin mbi të, por pa ndonjë sukses që ta ndalin.
Në një moment ajo përplaset në tanker, dhe filmimi ndërpritet pasi përhapet zjarri i madh në pothuajse tërë anijen. /Telegrafi/