Site icon Telegrafi

Ekuipazhi i SpaceX me njerëz të zakonshëm që po bën shëtitje rreth Tokës, publikon foto nga hapësira: Një ditë e parë e pabesueshme

Ekuipazhi i parë me njerëz të zakonshëm i SpaceX ka përfunduar ditën e parë në orbitën rreth Tokës, pasi u nis nga Toka të mërkurën në mbrëmje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhi i Inspiration4 ndau fotografi të reja në Twitter, duke treguar Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski në bordin e modulit Crew Dragon.

“Ekuipazhi Inspiration4 pati një ditë të parë të pabesueshme në hapësirë”, kanë shkruar ata.

Ekuipazhi u nis në hapësirë të mërkurën pak pas orës 20:00 (me kohë amerikane) nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Grupi do të kalojë tre ditë rreth orbitës së planetit, para se të kthehet në Tokë të shtunën.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, Inspiration4 është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët.

Ndryshe, kapsula Dragon që po bartë katërshen është e kompanisë së raketave SpaceX, kompani kjo në pronësi të Elon Musk. /Telegrafi/

Ekuipazhi i Inspiration4 ndau fotografi të reja në Twitter, duke treguar (nga e majta në të djathtë) Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Chris Sembroski dhe Sian Proctor në bordin e modulit Crew Dragon
“Ekuipazhi i Inspiration4 pati një ditë të parë të pabesueshme në hapësirë”, shkruan ata. ‘Ata kompletuan më shumë se 15 orbita rreth planetit Tokë që nga nisja, dhe kanë përdorur plotësisht kupolën e kapsulës Dragon’. Acreneaux është fotografuar te kupola e Dragon.
Grupi, i udhëhequr nga Jared Isaacman (në foto), i cili gjithashtu financon udhëtimin, do të kalojë tre ditë në orbitën e planetit, para se të kthehet në Tokë të shtunën

 

Exit mobile version