Është ekstraduar nga Holanda në Shqipëri një 30-vjeçar nga Lushnja, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale.
Policia njofton se bëhet fjalë për Kristi Bixhekun, për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Kristi Bixheku akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.
Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30-vjeçarit në Shqipëri./A2 CNN