Telegrafi

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Falë bashkëpunimet të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u krye ekstradimi nga Greqi drejt Shqipërisë, i shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë të Fierit.

Sipas Policisë, Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal, transmeton kp.

Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt Shqipërisë.