Telegrafi

Ekstradohet nga Franca në Shqipëri i dënuari me 25 vite burg për vrasje

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas të dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin.

Persioni i ekstraduar është shtetasi 43-vjeçar, Bledar Mneri, i cili rezulto i dënuar me 25 vite nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës. /Telegrafi/