Site icon Telegrafi

Ekstradohet nga Britania e Madhe në Kosovë, i dyshuari për vrasje të rëndë në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me një vrasje të rëndë më 4 qershor 2013 në Prizren, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i arrestuar në Britaninë e Madhe është ekstraduar në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me datën 30.08.2024 është ekstraduar nga Britania dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Sinjali.com raporton se i ekstraduari është Sead Halilaj, i dyshuar për rastin e vrasjes mizore të 19-vjecares në vitin 2013 në Prizren.

Exit mobile version