Telegrafi

Ekspozohen fotot e 6.8 milionë përdoruesve në Facebook

Facebook tregoi se një keqfunksionim softueri kishte zbuluar fotot e 6.8 milionë përdoruesve, përfshirë edhe fotot të cilat nuk i kanë postuar.

Gjiganti i rrjeteve sociale tha se disa aplikacione nga palë të treta kishte fituar qasje ndaj fotove përgjatë 12 ditëve në muajin shtator dhe se sipas kompanisë, përdoruesit e prekur do të njoftohen.

Ky lajm vjen pas një viti të vështirë për kompaninë me skandale që nuk reshtën pas Cambridge Analytica.

“Kur dikush jep leje një aplikacioni nga palët e treta për t’u qasur fotove e tyre në Facebook, zakonisht kjo leje shërben vetëm për fotot e publikuara në Facebook”, tha kompania, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Italia dënon Facebookun, shkak përdorimi i të dhënave për qëllime komerciale

Në këtë rast, aplikacione kanë pasur qasje edhe në foto të tjera të ruajtura në Marketplace apo nëpër grupe.

Aktualisht, sipas Facebook të paktën 1,500 aplikacione, 867 zhvillues dhe 6.8 milionë përdorues janë prekur. /Telegrafi/