Telegrafi

Ekspozitë për konservim të Bibliotekës Kombëtare (Video)

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita me fotografi me anë së cilave prezantohet pamja se si do të bëhet konservimi i Bibliotekës Kombëtare dhe Festivalit të Arkitekturës. Shumica nga fotografitë janë të shkrepura nga arkitekti Andrija Mutnjakoviq.

Lexo po ashtu Biblioteka Kombëtare në mesin e 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë!?

Bekim Ramku, drejtori i Fondacionit Kosovar për Arkitekturë tha se festivali do të zgjasë tre muaj dhe do të ofrojë aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.

Lexo po ashtu Biblioteka Kombëtare – Mrekulli e arkitekturës moderne (Foto)

Antoinie Wilmering nga Fondacioni “Getty” tha se ndihet i lumtur që po merr pjesë në këtë ekspozitë. Ai foli edhe për arkitekturën e ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare, të cilën e quajti thesar të Kosovës. /KP/