Telegrafi

Ekspozitë me pamje të shtëpive të vjetra të Shkodrës (Video)

“Shkodra – familja, shtëpia, historia ime”, është ekspozita e çelur në një shtëpi karakteristike shkodrane.

Në ekspozitë janë fotografi që tregojnë historinë e Shkodrës, që megjithë zhvillimet e vrullshme dhe transformimet e pësuara nga koha, sërish ka arritur ta ruajë trashëgiminë e pasur.

Një tjetër ekspozite, “Prizreni – familja, shtëpia, historia ime” do të hapet ne fund të muajit maj.

Këto dy ekspozita fotografike sjellin memorien kolektive të dy qyteteve përmes rrëfimit të imazheve.