“Shkodra – familja, shtëpia, historia ime”, është ekspozita e çelur në një shtëpi karakteristike shkodrane.
Në ekspozitë janë fotografi që tregojnë historinë e Shkodrës, që megjithë zhvillimet e vrullshme dhe transformimet e pësuara nga koha, sërish ka arritur ta ruajë trashëgiminë e pasur.
Një tjetër ekspozite, “Prizreni – familja, shtëpia, historia ime” do të hapet ne fund të muajit maj.
Këto dy ekspozita fotografike sjellin memorien kolektive të dy qyteteve përmes rrëfimit të imazheve.