Site icon Telegrafi

Ekspozitë në QKR për problemet e kategorive të ndjeshme

Problemet dhe barierat me të cilat përballen njerëzit e kategorive të ndjeshme gjatë qasjes deri te shërbimet sociale, me fokus të veçantë gratë e kategorive të ndjeshme, me temë ‘Out of Sight: Poverty, Rurality, Gender’ e hapur në QKR reaktor-Hulumtim në aksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspozita, e cila paraqet përforcim vizuel të hulumtimit shkencor me temë ‘Sistem për mbrojtje sociale dhe dalimme sociale’, është hapur në partneritet me Qendrën për zhvillim të komuniteteve nga Kosova dhe Qendrën për etikë, drejtësi dhe filozofi zbatuese nga Serbia.

Ekspozita që do të jetë e hapur deri më 11 nëntor, e shfaq fytyrën e vërtetë të varfërisë së grave dhe vajzave nga rajonet rurale në Kosovë dhe Serbi, që aspak nuk dallon nga pozita e vajzave dhe grave në Maqedoni, ku çdo i katërti qytetar jeton në mjerim, kurse gratë janë gjithnjë e më tepër të margjinalizuara dhe të goditura. /Telegrafi/

Exit mobile version