Me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut sot “Multi Kulti” organizoi ekspozitë në qendrën për kulturë në Kumanovë “Trajko Prokopiev”, ku vizituesit patën rastin të shikojnë video, fotografi dhe kolazhe si dhe të ndjekin performanca teatrale, të cilën e organizuan nxënësit e shkollave të mesme nga Kumanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të ktyre aktiviteteve, nxënësit nga shkollat e mesme të etnive të ndryshme, patën mundësinë të mësojnë dhe të njihen ndërmjet vete.
Ekspozita dhe punëtoritë e nxënësve, janë pjesë e projektit “MultiKulti Social Youth Service”, i financuar nga UNDP./Telegrafi/