Biblioteka publike “Marin Barleti” dhe Universiteti i Shkodrës kanë hapur një ekspozitë me libra kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Janë më shumë se 120 tituj, 50 prej të cilëve i përkasin fondit të librave të rrallë.
Ekspozita është pjesë e veprimtarive kushtuar Vitit të Skënderbeut, të shpallur nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. /VoA/