Në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita me paraqitjet grafike të Skënderbeut.
Skender Boshtrakaj, drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës, tregoi për KALLXO.com se ekspozita e paraqet një kalendar të thjeshtëzuar të jetës së Skënderbeut, që sipas tij shërben për ta krijuar një përshtypje për rrugëtimin e heroit kombëtar.
“Kemi një pjesë të librave të 1600-tave, kemi pulla postare të cilat e kanë përdorur imazhin e Skënderbeut, po ashtu edhe disa monedha”, tha Boshtrakaj.
Artefaktet e paraqitura janë pjesë e koleksionit personal të koleksionuesit Ilir Xheladini.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 24 janar.