Jan Fabre nga Belgjika, e ka hapur një ekspozitë të pazakontë në Muzeun Hermitage në Rusi, ku përfshihen kafshë të ngordhura e të lidhura me litarë për tavani.
Koleksioni i 57-vjeçarit përfshin piktura dhe disa qenë, mace dhe lepuj të varur apo të vendosur në vende të ndryshme në dysheme, transmeton Telegrafi.
Ky instilacion bizar ka ngritur shqetësimin e mbrojtësve të drejtave të kafshëve, të cilët e kanë krijuar hashtagun ‘turp për ju Hermitage’.
Megjithatë, zyrtarë të muzeut kanë thënë se ekspozita nuk do të ndalet, por do të vazhdojë në afatin e paraparë.
Në anën tjetër, Fabre ka thënë se kafshët janë gjetur të ngordhura, e nuk janë mbytur për këtë organizim. /Telegrafi/