Site icon Telegrafi

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është kura më e thjeshtë për rregullimin e gjumit

(Foto: Pexels)

Qeniet njerëzore janë krijesa ditore. Ne jemi të prirë natyrshëm të jemi aktivë dhe të qëndrojmë jashtë gjatë ditës dhe të flemë natën.

Ora natyrale e trupit funksionon në një ritëm 24-orësh, të quajtur ritmi cirkadian, për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë zgjuar dhe vigjilentë gjatë ditës dhe të arrijnë një pushim jetësor gjatë natës.

Lexo po ashtu Gjumi i pasdites ndihmon në mirëqenien e trurit

Nëse jeni duke përjetuar vështirësi për të fjetur pa ndonjë shkak tjetër të njohur, shanset janë që ritmi juaj cirkadian të jetë pak i turbullt. Mos u shqetësoni, ka një mënyrë të lehtë dhe të lirë për ta rivendosur atë: rrezet e diellit.

Sipas CDC, cikli i ditës dritë-errësirë, i shkaktuar nga dielli, ndikon ndjeshëm në gjumin dhe vigjilencën e dikujt. Ora mjeshtërore e trupit e merr dritën si një sinjal për të qenë zgjuar dhe i përgjigjet errësirës si shenjë e natyrës për të mbyllur pak sytë.

Kështu, rritja e ekspozimit ndaj dritës së diellit (apo edhe dritës artificiale) gjatë ditës e ndihmon njeriun të qëndrojë vigjilent, ndërsa errësimi i dhomës së gjumit gjatë natës ndihmon për gjumë më të mirë.

(Foto: Pexels)

Kjo është për shkak se ora cirkadiane është më e ndjeshme ndaj dritës atëherë. Ekspozimi ndaj dritës së diellit ose dritës artificiale shumë të ndritshme pas zgjimit në mëngjes ndihmon që prodhimi i melatoninës (hormoni i gjumit) gjatë natës të ndodhë më shpejt. Kjo mund ta ndihmojë njeriun të flejë më lehtë gjatë natës.

Drita e diellit ndihmon në prodhimin e serotoninës, të cilën trupi e shndërron në melatoninë në errësirë. Një studim mbi përfitimet e dritës së diellit i botuar në revistën Environmental Health Perspectives tha se nivelet mesatarisht të larta të serotoninës rezultojnë në humor më pozitiv. Ekspozimi herët në mëngjes në rrezet e diellit mund të ndihmojë një person të ketë një këndvështrim mendor të qetë, por të fokusuar gjatë gjithë ditës.

Ora cirkadiane është gjithashtu shumë e ndjeshme ndaj sinjaleve të ofruara nga drita rreth dy orë para gjumit të zakonshëm dhe gjatë natës. Kështu, zbehja e dritave disa orë para gjumit (duke përfshirë ekspozimin ndaj dritës nga pajisjet elektronike) dhe sigurimi që dhoma e gjumit të jetë e errët për kohëzgjatjen e gjumit është thelbësore për një gjumë cilësor.

Lexo po ashtu Zgjoheni një apo më shumë herë gjatë natës - kërkoni ndihmën e mjekut

Përveç ekspozimit të rregullt në rrezet e diellit në kohën e duhur, mbajtja e një orari të qëndrueshëm të gjumit dhe marrja e vakteve në kohë do të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e ritmit tuaj cirkadian. /KP/

Exit mobile version