Miranda Kerr padyshim se ka një trup që mund ta ekspozojë dhe këtë e bëri gjatë ceremonisë së Oscar.
Modelja australiane kishte veshur një fustan të kuq të Kaufmanfranco duke ekspozuar pjesë të trupit.
32-vjeçarja është dukur mahnitëse duke tërhequr vëmendjen e fotografëve.
Njëherësh, ajo e ka uruar mikun e saj Leonardo DiCaprio për triumfin si Aktori më i mirë në rol kryesor.
“Ishte mahnitëse që Leo fitoi. Ai është një njeri shumë i mirë dhe ka qenë miku im qe një kohë të gjatë. Urime për të”, ka deklaruar Kerr pas ceremonisë. /Telegrafi/