Site icon Telegrafi

Ekspozimi i 110 pikturave të Rexhep Selimit, Elbert Krasniqi: “10-shi” i UÇK-së na dhuroi art të bukur

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se “10-shi” i UÇK-së, Rexhep Selimi, sot i dhuroi Kosovës art të bukur.

Ministri Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar pasi ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura, të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në Muzeun Kombëtar të Kosovës për nder të shënimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“10-shi i UÇK-së sot në Kosovë na dhuroi art të bukur. Gjeneral, presim shpejtë që në ekspozitat tua të dëgjojmë dhe fjalën tënde”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke ia bashkangjitur postimit të tij edhe disa piktura të Rexhep Selimit, transmeton Telegrafi.

Në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit, mori pesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili edhe njëherë theksoi se Selimi dhe ish krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë. /Telegrafi/

Exit mobile version