Site icon Telegrafi

Eksporti i lojtarëve: Brazili kryeson, Kosova një vend të respektueshëm

CIES ka publikuar një renditje ku vlerësohet prodhimi dhe eksportimi i futbollistëve profesional jashtë vendit gjatë vitit kalendarik 2019.

Brazili është në krye të renditjes me 1.600 lojtarë të eksportuar, përpara Francës me 1,027 futbollistë 74.0% dhe Argjentinës me 972.

Në total, 186 kombëtare kanë të paktën një lojtar të riatdhesuar në një nga 141 kampionatet që janë marr si mostër.

Brazili, Franca dhe Argjentina ka gati një të katërtën e fuqisë punëtore të huaj në futbollin global me 22.5 për qind të futollistëve.

Nigeria është kombëtarja kryesor eksportuese afrikane (399 lojtarë jashtë), ndërsa Japonia është nga Azia (161).

Kosova ka eksportuar 43 futollistë, duke lënë pas vende si Turqia, Izreali e Shqipëria.

/Telegrafi/

Exit mobile version