Telegrafi

Eksportet gjermane tejkalojnë pritshmëritë

Eksportet e Gjermanisë janë rritur me 14.3 për qind për të arritur në 124.7 miliardë euro në shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, efektet e agresionit ushtarak rus në Ukrainë ende nuk janë reflektuar në shifrat e tregtisë së jashtme.

Destatis thekson importet e vendit u rritën me 24.6 për qind në 113.1 miliardë euro gjatë periudhës së njëjtë.

“Tregtia me Federatën Ruse, eksportet dhe importet u ulën ndjeshëm në shkurt 2022 krahasuar me janarin 2022”, tha Destatis.

Bilanci i tregtisë së jashtme të vendit shënoi një suficit prej 11.5 miliardë euro në muajin shkurt. /Telegrafi/