Site icon Telegrafi

Eksponentë të rinj ndërkombëtarë, në dialogun Kosovë-Serbi!? (Video)

Mediat në Serbi kanë shkruar sot për mundësinë që në dialogun mes Kosovës e Serbisë të përfshihen edhe eksponentë të rinj.

Lexo po ashtu Në dialogun Kosovë – Serbi, përfshihen SHBA, Gjermania dhe Rusia

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar menjëherë duke deklaruar se në dialog ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, por nëse dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.

Pas Vuçiqit reagoi për medie edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ku tha se Rusia assesi nuk do të pranohet të jetë palë e tretë në bisedime, e SHBA-ja dhe Gjermania po.

Lexo po ashtu Vuçiq: Nëse ndryshon formati, në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen të gjitha fuqitë botërore

Për këtë çështje, në një intervistë për medie ka folur edhe shefi i stafit në Zyrën e presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku. Në këtë fazë, sipas tij, BE mbetet lehtësues dhe ndërmjetësues, derisa ka sqaruar se Kosova ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces. /RTK/

Exit mobile version