Hiti i ri i Dua Lipës, “Scared to be Lonely” mund të thuhet se ka shpërthyer qysh në orët e para.
Bashkëpunimi me top deejay dhe producentin, Martin Garix, po pëlqehet tej mase nga publiku.
Kështu në Kamboxhia dhe Vietnam dyshja kanë siguruar vendin e parë në iTunës. Pozitën e dytë në po të njëjtën platfnormë ata e gëzojnë në Indonezi, holandë, Sllovaki e Holandë.
Në top treshe ata janë në Rumani, Slloveni, kurse në top 10 vendet e para okupojnë në orët e para vendet si Belgjika, Moldavida, Tailandë, Arabi, Indi, Poloni, Meksikë, Austri dhe Hungari.
Marin Garrix cilësoi projektin me Dua Lipën si të ngjashëm me atë në bashkëpunim me shqiptaren tjetër Bebe Rexha për aspektin euforik dhe ndjenjën që dhuron, por teksti i këngës me Duan është më i thellë. /Telegrafi/