Terry Oliver nga Essex i Anglisë, ka mbetur i befasuar, kur e pa macen e tij që kishte marrë ngjyrë të kaltër.
Kjo ngjyrosje ishte pasojë e eksplodimit të disa qeseve me ngjyrë, që rastësisht u përfshinë nga flakët dhe ngjyrosën kafshët që ndodheshin në afërsi, transmeton Telegrafi.
“Derisa luanin në lagje, ngjyrosën edhe trupin e njëri-tjetrit. Te një fqinje, qentë ia zhytën tërë shtëpinë, përfshirë edhe flokët e saj” ka thënë Oliver.
Megjithëse kanë pamje të pazakontë, ngjyra që kanë në trup nuk është e rrezikshme për organizmin e tyre dhe do të largohet brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/