Tracey Cox i zgjidhë disa prej dilemave më të zakonshme që çiftet i kanë në shtrat.
Ajo thotë se dashuria nuk garanton që do të kenë seks të mahnitshëm, dhe se komunikimi është esencial.
Më poshtë i keni disa prej dilemave dhe pyetjeve më të zakonshme që i kanë femrat, si dhe përgjigjen e ekspertes së njohur të seksit, Tracey Cox.
A duhet të ndahemi nga partneri nëse nuk arrin të më bëjë të përjetojë orgazëm?
Kjo varet nga ajo se çfarë partneri e keni! Nëse e keni partner dikë i cili nuk bën aspak përpjekje të zbulojë se përse nuk po mundet të arrijë t’ju bëjë të përjetoni orgazëm, atëherë ndoshta më mirë të ndaheni.
Por, nëse e keni një të dashur i cili e shpenzon çdo orë të ditës duke kërkuar në internet truqe për seks të mirë dhe kualitativ, atëherë nuk keni nevojë të ndaheni.
Gjithashtu duhet të kemi diçka të qartë: askush nuk mund t’ju “dhurojë” orgazëm. Ju duhet ta bëni atë vet.
Kjo nënkupton të mësoni si të përjetoni orgazëm përmes masturbimit apo vibratorit, e pastaj ta mësoni atë si ta bëjë me gishtat e tij.
A duhet t’i performoj partnerit seks oral?
Po, është shumë ide e mirë nëse që të dy i performoni seks oral njëri-tjetrit.
Refuzimi për t’i performuar seks oral partnerit nënkupton se po ia largoni një kënaqësi shumë të madhe nga seksi.
Ndonëse ju nuk do të jeni duke u kënaqur, partneri juaj do të jetë – seksi nuk është vetëm për ta kënaqur veten, por edhe partnerin.
Prandaj, seksi oral është i pashmangshëm dhe nuk duhet refuzuar. /Telegrafi/